Drejtësia

Ofroi 50 mijë euro garanci pasurore, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

Gazeta Si – Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”, me një masë më të butë.

Paralelisht, në GJKKO do të shqyrtohet e njëjta kërkesë për lirimin nga qelia.

Vendimi u mor nga gjyqtare Saida Dollani, e cila nuk mori parasysh ofrimin e garancisë pasurore në vlerë 50 mijë euro.

Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.

Ndërkohë, më 27 prill, në Gjykata e Posaçme pritet të nisë edhe seanca e parë në themel ndaj ish-presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë