Gazeta Si – Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia biznesmenin Ervis Lami, pjesë e dosjes së ARRSH-së, ku së bashku me Evis Berberin dhe 20 të tjerë akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”, “korrupsion pasiv”, “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “falsifikim dokumentesh”.
Lami u lira nga qelia pak ditë pasi SPAK kërkoi që biznesmeni të dënohej me 4 vite shërbim prove, pasi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Referuar dosjes së SPAK, Ervis Lami figuron pronar fiktiv i kompanisë ‘DAAM shpk’, pas të cilës fshihej Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së, i cili ishte pronari faktiv.
Kësaj kompanie Berberi i ka dhënë një numër të konsiderueshëm tenderësh me vlera të mëdha në pozicionet e Drejtorit të Përgjithshëm për Eficiencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje