Nga Gazeta ‘SI’ – Në një dalje për mediat, ministri i Financave Petrit Malaj, deklaroi se më 1 korrik do të nisë kompensimi i TVSH-së në bujqësi për fermerët.
Ai tregoi se janë mbi 5.600 fermerë që përfitojnë, 20% më shumë se vitin e shkuar.
“448 është numri i blerësve me TVSH në transaksione me fermerët, 16.1% më shumë krahasuar me 2025-ën. 113.470 është numri i fermerëve me NIPT. Shuma potenciale për kompensim për 3 muajt e parë të këtij viti, rreth 400 milionë lekë. Këto janë disa nga treguesit e efekteve të politikës së re tatimore për vitin 2026 për kompensimin në masën 10% të TVSH-së. Gjej rastin t’i bëj thirrje subjekteve grumbullese dhe përpunuese, që të lëshojnë autofatura për fermerët, pasi në të kundërt do të jenë subjekt i kontrolleve nga Administrata Tatimore”, apeloi ministri.
Skema e TVSH-së për fermerët u prezantua në projektbuxhetin e vitit 2026, ku me anë të autofaturimit, bujqit do të përfitojnë 10% rimbursim sipas produkteve dhe shërbimeve që kanë paguar. Kalendari i aplikimeve për vitin 2026 ndahet në dy periudha, Janar-Qershor 2026: Aplikimi bëhet deri më 31 dhjetor 2026. Për periudhën Korrik-Dhjetor 2026: Aplikimi bëhet deri më 30 qershor 2027.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje