Politike

Gara për kreun e PD/ Berisha u mbyll derën Salianjit, Kokalarit dhe Balliut

Nga Gazeta ‘Si’- Këtë të enjte skadoi afati për dorëzimin e kandidaturave që duan të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. 

I vetmi kandidat në garë deri tani, është lideri historik i PD, Sali Berisha, i cili duket se do të jetë dhe kandidati i vetëm për drejtimin e Partisë Demokratike në 4 vitet e ardhshme.

Dera përfundimisht i është mbyllur Ervin Salianjit, aplikimi i të cilit nuk u pranua. Teksa vetë ndodhej në Londër, ai dërgoi përfaqësues në selinë blu, të cilët arritën vetëm t’i hidhnin dokumentet në recepsion, pasi çdo derë tjetër në seli ishte e kyçur e asnjë figurë e PD nuk ndodhej aty.

I njëjti fat ishte dhe për Evi Kokalarin dhe Alesia Balliun, aplikimi i asnjërës prej tyre nuk u pranua. Të tre i kanë dorëzuar dhe në rrugë elektronike, por nuk duket se këto përpjekje do të kenë një rezultat.

I vetmi aplikim i pranuar është ai i mjekes Mejreme Sela, ndërsa e vetmja kandidaturë e zyrtarizuar është ajo e Sali Berishës.

Sali Berisha thotë se Evi Kokalari nuk mund të jetë pjesë e garës pasi nuk është anëtare e Partisë Demokratike, një prej kritereve bazë. I njëjti argument vlen dhe për Alesia Balliun.

Në një reagim në rrjetet sociale Kokalari tha se për këtë garë PD-ja ka futur kritere të reja, duke përfshirë kërkesën e kontributit 10-vjeçar dhe aktivitetit zgjedhor.

Më tej ajo thotë se ato janë antikushtetuese dhe janë firmosur nga Albana Vokshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë