Ekonomi

Firmoset marrëveshja 20-vjeçare për gazin, Rama: Do ta bëjë Shqipërinë qendër energjetike

Nga Gazeta ‘Si’- Shqipëria ka firmosur këtë të martë, 28 prill, një nga marrëveshjet më të rëndësishme me SHBA-të dhe me nënkontraktore Greqinë, në fushën e gazit, një hap që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen energjetike të vendit dhe të rajonit.

Marrëveshja prej 6 miliardë dollarësh që u nënshkrua këtë të mërkurë në mes kompanisë shqiptare ALBGAZ, Venture Global një kompani që aktivitetin e saj e ka të përqendruar tek gazi natyror i lëngshëm i prodhuar në Amerikë dhe Aktor LNG një kompani greke me përvojë në këtë sektor.  

Një marrëveshje 20 vjeçare në fushën që synon furnizimin e Europës jugore me gaz të lengshëm nga SHBA-të. Konkretisht bëhet fjalë për krijimin e infrastrukturës së nevojshme në Vlorë për importin e gazit i cili do të importohet nga Shba-të me anije dhe përmes procesit të rigazifikimit të kthehet në gaz të lëngshëm.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë zyrtare, kryeministri Edi Rama kujtoi se jo shumë kohë më parë, energjia në Shqipëri ishte thjesht një çështje mbijetese, ku prioritet ishte mbajtja e dritave ndezur për sa më shumë orë gjatë ditës.

Ka qenë një moment në jetën tonë kur energjia ishte çështje furnizimi për të mbajtur dritat ndezur sa më gjatë të ishte e mundur në harkun e 24 orëve. Nga ana tjetër, jetonim në një vend ku deri një dekadë më parë gjysma e popullsisë paguante për gjysmën tjetër, ndërkohë që e gjithë pasuria e prodhuar nga sistemi ynë ishte në fakt e keqmenaxhuar dhe e vjedhur. OSHEE deri një dekadë më parë ishte në buzë të falimentit dhe mbahej gjallë nga subvencionet qeveritare. Borxhi ishte më shumë se 5% e PBB-së. Sot historia është krejt ndryshe, energjia përcakton fuqinë tonë dhe sigurinë tonë energjetike. Shqipëria ka zgjedhur që të kalojë në një proces mjaft të dhimbshëm energjetik.”

Rama vuri theks të veçantë te diversifikimi i burimeve energjetike, duke përmendur investimet në energjinë e rinovueshme, përfshirë projektet e fundit të energjisë së erës me mbështetje amerikane. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e infrastrukturës në Vlorë, e cila nga një aset i nënshfrytëzuar, po shndërrohet në një portë të rëndësishme energjetike për vendin.

“Gjithkush paguan atë që i takon, ndërkohë që ne investojmë për të diversifikuar portofolin tonë. Të arrijmë shumë shpejt që brenda këtij mandati të arrijmë në importin e energjisë neto 100% të pastër. Sot ne vijmë nga veriu, ku jo shumë kohë më parë prezantuam një investim të energjisë së erës nga SHBA. Ajo që sot ishte një aset i vetëm në Vlorë, po bëhet një portë, që nuk kemi mundur ta përdorim, për shkak të mënyrës së gabuar të përdorimit të parave të shqiptarëve. Do t’i japë Shqipërisë pozitën e një qendre energjetike.”

Sipas tij, marrëveshja e re për gazin është një “moment i jashtëzakonshëm” që do të hapë rrugën për investime të mëdha dhe do ta pozicionojë Shqipërinë si një qendër kyçe energjetike në rajon, duke shërbyer si ndërlidhës për vendet fqinje dhe duke kontribuar në rritjen e sigurisë energjetike në Ballkan.

E pranishme në event ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle e cila u shpreh se Shqipëria po luan një rol të madh në rajon sa i përket energjisë.

Gjithashtu ambasadorja theksoi edhe rëndësinë e lidhjeve të forta mes Shqipërisë dhe Greqisë që sipas saj kanë një bashkëpunim në rritje.

Ka dy marrëveshje shumë të mira. Që tregon se Shqipëëria po luan një rol të madh në rajon. Mirëqënia shkon krah për krah. Qeveria shqiptare i kushton një rëndësi të veçantë energjisë. Trump ka qenë një mbeshtes i energjisë së rinovueshme. Ndërkohë që flasim për fuqi rajonale dua të pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri Greqi. Ato ndajnë një bashkëpunim në rritje. Kur Shqipëria e Greqia punojnë së bashku,  i gjithë rajoni përfiton. SHBA mbështesin një rajon që është më i begatë. Mbështet vizonin e Trump për një dominancë energjetike. Jam i frymëzuar nga ajo që kemi arritur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku. Për të forcuar ekonomitë tona. Zoti ju begoftë”, tha ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë