Nga Gazeta ‘SI’ – Është hapur plotësisht për qarkullim segmenti i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit.
Lajmin e dha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi gjatë një inspektimi, bashkë me kryeministrin Edi Rama.
“Këtu jemi në autostradën Tiranë-Durrës, që patjetër është rruga automobilistike më e ngarkuar në Shqipëri. Është bashkimi i tre fazave, rreth 7 km të kontraktuara në këtë rrugë. Këtu jemi në kilometrat e para dhe përfundojnë në kilometrin e 6, te dalja për në Rinas. Janë shtuar dy korsi të tjera. Patjetër bëjmë një rritje në kategorinë A, por që ne kemi folur për korridoret e gjelbërta që mund të ulin edhe pak shpejtësinë”, tha Karakaçi.
Ministri shtoi se shumë shpejt pritet të nisë puna edhe për pjesë tjetër të aksit drejt Durrësit, si edhe për segmentet e Korridorit Blu, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier.
Ndërsa në javët në vijim pritet dalja e fituesit të garës për segmentin Milot-Balldren.
“Kemi aksin Kashar-Lekaj dhe jemi në fazën përmbyllëse të dokumentacionit. Aksi Milot-Balldreni është në fazën përmbyllëse dhe besoj që për dy javë do të kemi shpalljen e fituesit. Jemi në rrugën finale, do të jepet vlerësimi. Në sezonin e verës krijon gjithë zhbllokimin e Adriatikut”, tha Karakaçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje