Drejtësia

Merr fund arratia e Ervin Matës, arrestohet në Brazil

Nga Gazeta ‘Si’- Është arrestuar në Brazil, shqiptari Ervin Mata disa vite pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

Mata kërkohej nga autoritetet vendase dhe jo vetëm për trafik të paligjshëm kokaine, në shtetet e Amerikës së Jugut, Europës dhe në Shqipëri. Sipas Policisë, 39-vjeçari fshihej në Brazil duke përdorur dokumente identifikimi angleze të falsifikuara. Ai u lokalizua dhe u kap në qytetin Ilha Bela

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 39-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Në kuadër të hetimeve, E. M. dyshohet se ka pasur rol koordinues në trafikimin e 240 kg kokainë më 29 shtator 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë