Politike

Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar në Pallatin e Brigadave

Nga Gazeta ‘Si’- Kyeministri Edi Rama do të zhvillojë sot, 27 prill, një mbledhje të zgjeruar me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Takimi do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Në këtë mbledhje të radhës do të diskutohen disa nga çështjet kryesore që kanë të bëjë me koordinimin e qeverisë, hartimin e ligjeve por edhe të strategjisë së socialistëve për zgjedhjet vendore.

Mbledhja vjen në një kohë kur qeveria ka dorëzuar në kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit e ndërsa Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë