Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e opozitës.
Berisha deklaroi se do të jetë një protestë e fuqishme dhe paqësore.
“Me datën 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të tij, qeverisë së tij. Pra, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave”, tha Berisha.
Ai akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se sipas tij jo vetëm bllokoi drejtësinë për arrestimin Ballukut për aferat korruptive, por mbrojti edhe veten me mandatet e tij.
Sipas tij, nga dosjet që po dalin në dritë, BE ka bllokuar integrimin e Shqipërisë.
“Bllokoi arrestimin e Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën të cilat me vlerësim paraprak prokurori caktoi 36 vite burg kërkesën e tij dhe natyrisht dhe nuk ishin më pak për Ramën në atë mes. Pasi me mandatet e tij të krimit mbylli, bllokoi arrestimin e saj për të mbrojtur veten e vet, pasi afera të tjera të mëdha korruptive kanë dalë në dritë dhe drejtësia është tërësisht e paralizuar”, tha Berisha.
Ai foli edhe për denoncimet që i janë bërë qeverisë nga opozita në Bruksel, por edhe njohjen e BE-së me çështjet që po heton drejtësia dhe pengimi që po i bën asaj Rama.
“Në Bruksel, fantazma e Edi Ramës dhe Ballukut, të pranishme në një seri mbledhjesh nga fillimi i marsit gjer më 18 prill, në të cilat është diskutuar raporti i ndërmjetëm për standardet dhe kriteret themelore për Shqipërinë dhe ka mbetur në klasë.
Por, theksoj këtu se shpresa e vetme në këtë situatë dramatike është reagimi dhe përgjigja e fuqishme qytetare. Edi Rama bllokoi drejtësinë.
Edi Rama de facto për të shpëtuar lëkurën e tij, iu tha plaç partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë absolutisht me të drejtë, funksionimin e shtetit ligjor, funksionimin e luftës kundër korrupsionit dhe respektimin e vendimeve të drejtësisë, u deklaroi shqiptarëve se çështja Balluku është e mbyllur.
Unë ftoj çdo shqiptar të mos pranojmë të mbyllim kurrë atë çështje. Vendi po shkatërrohet çdo ditë e më shumë. Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë. Gjithçka bëhet e pashpresë në qoftë se ne nuk ngrihemi fuqishëm me zërin tonë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje