Drejtësia

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, lihen në burg 14 të arrestuarit

Gazeta Si – Gjykata Penale e Tiranës vendosi të lërë në burg 14 të arrestuarit gjatë aksionit antidrogë.

Sipas vendimit, gjykata vdryshoi masën vetëm për I.B. Ata dyshohet se shpërndanin drogë në disa zona në kryeqytet dhe në afërsi të shkollave.

Nga aksioni, policia arrestoi 15 persona. Dy prej tyre u është komunikuar akuza në qeli, pasi janë kapur më herët në operacione të mëparshme.

Antidroga ka shpallur në kërkim 16 të tjerë. Grupi kriminal ishte përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar doza narkotike, teksa hetimi ndaj tyre ka nisur disa muaj më parë dhe është procedim i nisur në kuadër të goditjeve të mëparshme, ku në përgjime dhe zbërthime të mesazheve janë zbuluar dhe personat e arrestuar dhe të shpallurit në kërkim, si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë