Drejtësia

Fier, prokuroria dërgon në gjyq babë e bir për tentativë vrasjeje

Gazeta Si – Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq, Ali dhe Afrim Cimili, babë e bir, të dyshuar si autorë të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Hysen Mërnicës, ngjarje e ndodhur më 9 prill 2025 në afërsi të fshatit Sulaj.

Hysen Mërnica po udhëtonte me motor së bashku me të ëmën e tij, Suzana Mërnica, kur u qëllua me armë zjarri 9 herë nga autorët, të cilët po lëviznin me dy automjete të ndryshme. Shkak i konfliktit mes familjeve dyshohet të jetë një çështje prone.

Afrim Cimili, teksa ishte bashkë me të atin, kanë vërejtur itinerarin e shënjestrës dhe më pas kanë përgatitur kushtet për ta vrarë. E lënduar nga ngjarja mbeti dhe Suzana Mërnica, e cila u rrëzua nga motomjeti.

“Konkretisht, i pandehuri A.C., pak përpara se të ndodhte ngjarja ka qenë së bashku me të atin e tij, të pandehurin A.C. Gjatë kësaj kohe janë shkëmbyer në rrugë me viktimën H.M., dhe konstatuar itenerarin e tij të lëvizjes. Në këto rrethana, dy të pandehurit së bashku kanë përgatitur kushtet për kryerjen e veprës penale dhe kryer atë. I pandehuri A.C., nën drejtimin e automjetit tip ‘Toyota’, ka qëlluar me armën zjarri kundrejt viktimave, kurse i pandehuri tjetër A.C., nën drejtimin e automjetit tip “Mercedes-Benz”, ka qëlluar me armën tip pistoletë kundrejt viktimave”, – njofton Prokuroria Fier.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë