Politike

Kuvend/ Opozita kërkon shpjegime nga ministrat e Shëndetësisë, Arsimit dhe Bujqësisë

Nga Gazeta ‘Si’- Në seancën e sotme plenare(23 prill) janë planifikuar gjashtë interpelanca.

Tre prej tyre janë kërkuar nga deputetë të opozitës, të cilët kanë thirrur ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, për të dhënë shpjegime mbi situatën në Onkologjik dhe për shërbimet në spitalet në vend.

Po ashtu, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është thirrur në interpelancë nga grupi parlamentar i PD-së, për të sqaruar vendosjen e një kriteri të ri për mësuesit, sipas të cilit ata që janë diplomuar para vitit 2011 duhet të pajisen me licencë për ushtrimin e profesionit.

Një tjetër interpelancë i drejtohet ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, i cili duhet të japë sqarime për shqetësimet e ngritura nga fermerët në zonën e Beratit.

Gjithashtu, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Financave, Petrit Malaj, për çështjen e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Në rendin e ditës përfshihen edhe votimi i gjashtë projektligjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë