Drejtësia

‘Më kërcënohet jeta’, Durim Bami transferohet në burgun e Fushë Krujës

Nga Gazeta ‘Si’– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e Durim Bamit për t’u transferuar nga 313 në burgun e Fushë Krujës. Kërkesa është bërë disa javë më parë, por tani është pranuar nga drejtori i ri, Adriatik Kupi.

Bami e kërkoi zhvendosjen një ditë pas ekstradimit të tij nga Dubai, me pretendimin se burgu 313 në Tiranë, në IEVP 302 në rrugën “Mine Peza”, si edhe në burgjet e Peqinit dhe Reçit në Shkodër, ndodhen persona që paraqesin rrezik për jetën e tij.

Ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.

Ndërsa në shkurt 2021, Bami bashkë me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë.

Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020, duke administruar të gjithë aktivitetin. Në ndihmë i vinte ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina (i arrestuar) dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë