Gazeta Si – Deputeti i PD, Bardh Spahia, i ka shpëtuar dënimit me burg, por jo gjobës, duke u shpallur fajtor për veprën penale “pengimi i ekzekutimit të vendimit gjyqësor”.
GJKKO e ka dënuar Spahinë me 100 mijë lekë gjobë, ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin me 700 mijë lekë gjobë, pasi nuk zbatoi një vendim gjykate për të rikthyer në punë një drejtor që më parë e kishte shkarkuar në vitin 2022 kur ishte kryebashkiak i Shkodrës.
Në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, Spahia mori dy vendime për të shkarkuar administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Molla dhe emëroi Arvit Bushatin, që ishte një anëtar i FRPD-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje