Ekonomi

Më shumë vizitorë në shkurt, po qëndrojnë më pak ditë

Nga Gazeta ‘SI’ – Në shkurt 2026, numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat turistike në Shqipëri vijoi të rritet, por me një ritëm më të moderuar krahasuar me ecurinë e përgjithshme të sektorit. Sipas të dhënave, vizitorët u shtuan me 9.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja u mbështet si nga vizitorët rezidentë, ashtu edhe nga ata të huaj. Vizitorët rezidentë shënuan një rritje prej 10.6%, ndërsa vizitorët jo-rezidentë u rritën me 9.1%.

Ndërkohë, netë-qëndrimet u rritën me një ritëm më të ulët se ai i vizitorëve. Në total, ato shënuan një rritje prej 3.6% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar. Netë-qëndrimet e vizitorëve rezidentë u rritën me 5.3%, ndërsa ato të vizitorëve të huaj vetëm me 2.7%, duke treguar se qëndrimet kanë qenë më të shkurtra.

Sa i përket origjinës së vizitorëve të huaj, 30% e tyre vijnë nga Italia, 15% nga Kosova dhe 7% nga Mbretëria e Bashkuar. Vizitorët nga Gjermania dhe Franca përbëjnë përkatësisht 5% dhe 4%, ndërsa 39% e turistëve të tjerë vijnë nga vende të ndryshme.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 16.7%, nga 16% që ishte në shkurt 2025, duke treguar një rritje të lehtë të përdorimit të kapaciteteve akomoduese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë