Njerez

Zjarri shkrumboi pallatin/ Brataj: Në total 11 pacientë, një person i shtruar me djegie 15 %!

Nga Gazeta ‘Si’- Në një intervistë për mediat, drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj foli lidhur me situatën e ndodhur në Tiranë, ku një pallat, pranë QSUT u përfshi nga zjarri.

Flakët shkaktuan dëme kolosale, ndërsa 11 persona u transportuan në urgjencë.

Brataj theksoi se një person është i shtruar me djegie 15 %!

“Janë 11 në total. 6 janë shtruar. 4 tek toksikologjia, një është tek urgjenca. I vetmi person i shtruar për djegie, me djegie 15%, jashtë rrezikut për jetën. Është një grua rreth të 50-tat.

Në këtë moment nuk kemi asnjë kod të kuq apo rrezik për jetën. Ka edhe nga zjarrfikësit, por nuk e di numrin e saktë për momentin që t’jua them”,- tha Brataj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë