Drejtësia

GJKKO dënon me 2 vjet burg ish-kryebashkiakun e Finiqit, Leonidha Hristo

Gazeta Si – GJKKO dënon me 4 vite burg ish kryetarin e Bashkisë Finiq, Leonidha Hristo për abuzim me tenderët.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj ish-zyrtarit lokal u ul në 2 vite. Hristo u shpall fajtor nga GJKKO për veprën penale “shpërdorim detyre”, për abuzim me tendera në vlerën 77 milionë lekë.

SPAK gjeti prova, si dhe dëshmi, përgjime e dokumentacione që faktojnë se në Bashkinë e Finiqit gjatë periudhës 2017-2019 u zhvilluan disa procedura fiktive prokurimi, që sipas organit të akuzës u sajua dokumentacioni pasi ishin shpallur fituesit e paracaktuar.

Të akuzuarit e tjerë për të cilët SPAK shpalli moskompetencën, po hetohen nga Prokuroria e Sarandës. Konkretisht bëhet fjalë për Florian Peri, Stavro Çavo, Lefteria Mekshi, Lefter Karajani.

Sipas SPAK, Hristo në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë, gjatës periudhës 2017-2019 kanë zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë