Drejtësia

SPAK kërkon pushim hetimesh për 6 raste të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

Gazeta Si – SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve edhe për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Megjithatë, Roshi nuk pritet t’i shpëtojë ndjekjes penale pasi akuzohet për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre.

Kjo çështje ndodhet në fazën e seancës paraprake, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 28 prill. Roshi u hetua pas kallëzimit të bërë nga KLSH që gjeti parregullsi në tendera gjatë periudhës kur ai kishte drejtuar bashkinë e Kavajës.

Kallëzimi për të u dorëzua nga KLSH në prokurorinë e Kavajës rreth 11 vite më parë, në shtator të vitit 2015 duke e akuzuar Roshin dhe 10 zyrtarë të tjerë se kishin shkaktuar dëm prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe disa rrugëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë