Gazeta Si – Tre pika “Call Center”-i të paligjshme janë goditur në Tiranë mbrëmjen e të hënës në një operacion, ku sipas policisë janë sekuestruar rreth rreth 891 mijë euro, si dhe një numër i madh pajisjesh elektronike, përfshirë qindra kompjuterë, telefona dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për mashtrime kompjuterike.
Në total, Prokuroria lëshoi 7 masa “arrest me burg”, 5 prej tyre të ekzekutuara, ndërkohë në kërkim janë shpallur 3 persona.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol, ka finalizuar operacionin e koduar “Ghost Call”, kundër mashtrimeve kompjuterike.

Në njoftimin e saj zyrtar, policia tha se hetimi i operacionit të koduar “Ghost Call”, ka zgjatur rreth dy vite dhe ka nisur pas një kërkese për informacion nga Austria.
Gjatë këtij procesi është zbuluar një rrjet i organizuar që merrej me mashtrimin online të shtetasve të huaj.
Me vendim të Gjykata e Tiranës janë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe banesa të personave të dyshuar. Në momentin e ndërhyrjes, në këto ambiente janë gjetur operatorë që po ushtronin aktivitetin e paligjshëm. Në total janë caktuar masa sigurie për 9 persona.
Shtatë prej tyre janë në arrest me burg, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Për dy persona të tjerë është vendosur ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje.
Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kishin role drejtuese në këtë aktivitet.
Policia sekuestroi: 443 kompjuterë; 238 telefona celularë; 6 laptopë; pajisje të tjera si HDD, DVR etj., dhe vlera të konsiderueshme monetare, në total 891,735 euro.
Sipas burimeve, mijëra qytetarë evropianë dyshohet se janë mashtruar, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar nga ky aktivitet dyshohet të kalojë shifrën e 50 milionë eurove.
Masat e sigurisë
Eduart Dalla (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Mateo Hoxha (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Tedi Agastra (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Ledio Toçi (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Xhoel Mekolli (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Marsel Lami (në kërkim)
Xhoni Hitaj (në kërkim)
Ndalim dalje jashtë vendi
Aida Vokli (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Ledjon Cenaj (masa e sigurisë e paekzekutuar)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje