Drejtësia

Tiranë/ E kishin kthyer banesën në bazë armësh, arrestohet 66-vjeçarja, në kërkim i biri

Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë armësh që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Armët mbaheshin në një banesë private në Picallë të Tiranës. Aty policia gjeti armë nëpër sirtarët e komodinave në një dhomë gjumi, dhe në një kasolle jashtë banesës.

Në total u sekuestruan 5 automatikë, 1 pushkë dhe 3 pistoletë, 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarr përcjellës dhe kapsolla detonatore.

Blutë shpallën në kërkim poseduesin e bazës së armatimit O. Qershori 41 vjeç, ndërsa arrestuan M. Hoxha, nënën e tij të cilën e gjetën në banesë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë