Njerez

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Gazeta Si – Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka marrë këtë të premte, 10 prill 2026, nënshtetësinë shqiptare.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, i nënshkruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në tetor të vitit 2025, kur i kishin mbetur vetëm pak javë nga mandati i tij si kryebashkiak, Adams vizitoi Shqipërinë.

Arsyet nuk u bënë publike, por ai vetë tha se ishte ftuar nga kryeministri Edi Rama për një vizitë 4 ditore me shpenzime të paguara nga buxheti i shtetit shqiptar.

Në Shtetet e Bashkuara, ai po përballet prej shtatorit të vitit 2024 me akuza federale për korrupsion, pasi dyshohet se ka pranuar prej vitesh bileta avioni dhe udhëtime luksoze jashtë vendit si dhurata, si dhe donacione të huaja të padeklaruara.

Ai ka shprehur gjithnjë dashuri dhe mbështetje për komunitetin shqiptar në Nju Jork, ku nuk ka ngurruar të bëjë shenjën e simbolit të shqiponjës me dy duar.

Eric Adams e mori detyrën si kryebashkiak në janar të vitit 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë