Shoqata Kombëtare e Transportit ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme me një paketë mbështetëse për të vijuar me aktivitetin.
Në një kërkesë të drejtuar ministrave Delina Ibrahimaj e Enea Karakaçi, ata thonë se nuk është zhvilluar takimi i dytë dhe as kanë marrë informacione për kërkesat e tyre.
Shoqata thotë se pa ndërhyrjen e qeverisë, prej javës së ardhshme mund të rrezikohet vijimësia e shërbimit të transportit publik.
“Në mungesë të një ndërhyrjeje të shpejtë dhe konkrete nga ana e institucioneve përgjegjëse, operatorët nuk do të kenë mundësi financiare për të përballuar vazhdimin normal të aktivitetit nga java e ardhme. Për rrjedhojë nëse institucionet nuk reagojnë, nga java e ardhshme do të vihet seriozisht në rrezik vijimësia e shërbimit publik për qytetarët”, thotë shkresa.
Shoqata kërkon sa më shpejt informacion lidhur me kërkesat dhe “afatet konkrete brenda të cilave pritet të ketë një vendimmarrje.”
Si problematikë kryesore, ata rendisin rritjen e çmimit të naftës, kostove të mirëmbajtjes e pjesëve të këmbimit.
Gjithashtu, shprehin rëndësinë e subvencionimit dhe trajtimin e akcizës, taksës së qarkullimit dhe TVSH-së, por prioritet mbetet ndërhyrja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje