Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e humbi betejën për liri edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Me shumicë votash, Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së Metës për shfuqizimin e masës arrest me burg me argumentin se masa e sigurisë e vendosur ndaj tij është e ligjshme dhe proporcionale.
Ndërkohë, Kushtetuesja nuk e ka marrë në shqyrtim mënyrën e arrestimit të Metës në tetor 2024, pasi për këtë çështje ish-presidenti ka bërë kallëzim dhe po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk u surprizua nga vendimi i “Gjykatës së Lanës”.
Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Meta shkruan se Kushtetuesja sipas tij e zvarriti qëllimisht çështjen për 6 muaj që të vononte dërgimin e çështjes në Strasburg.
“Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana.
Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre. Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji”, shkruan Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje