Drejtësia

GJKKO pranon kërkesën e Ervis Berberit për gjykim të shkurtuar

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi për gjykim të shkurtuar.

Ndërsa u veçuan për gjykim të zakonshëm të pandehurit e tjerë në dosjen e tij, Valter Begaj dhe shoqëritë Net Group dhe Dam sh.p.k.

Ndaj Berberit rëndojnë disa akuza për vepra penale si: korrupsion, pastrim produktesh dhe shkelje e barazisë në tendera. Ndërsa Valter Begaj, akuzohet për korrupsion aktiv, mashtrim me pasoja dhe pastrim parash.

Berberi u arrestua në mars të 2024-ës pasi dyshohej se i jepte tendera kompanisë së tij duke bashkëpunuar me dy ortakët e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

SPAK ka hetuar mbi 8 procedura tenderimi dhe në 6 prej tyre ka rezultuar se Berberi, është korruptuar nga 3 biznesmenët, Valter Begaj, Brunilda Buli e Ervis Lami, të bashkëpandehur me të, në vlerën e mbi 77 milionë lekëve.

Këto para, janë marr nga ish-zyrtari nëpërmjet kompanisë DAAM shpk, pronësinë e të cilës ia kishte kaluar fiktivisht 3 biznesmenëve në 2019.

Përmes hetimeve dhe të dhënave të përftuara nga kompjuterat dhe telefonat e të pandehurve, SPAK thotë se ka dokumentuar që Berberi kishte lidhje dhe kontrollonte këtë kompani duke përdorur financat e saj.

Ndërkohë, hetimet për 8 tenderat, kanë nxjerr edhe përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në shkeljen e barazisë së kompanive në procedurat e prokurimit, duke favorizuar dia kompani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë