Drejtësia

Në 27 prill, seanca e parë e gjykimit për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Gazeta Si – Seanca e parë gjyqësore në GJKKO ndaj ish-çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, do të mbahet në 27 prill ora 11:00.

Gjykata e Posaçme vendosi këtë datë për gjykimin ndaj ish-presidentit, ish-deputetes së LSI dhe 3 të pandehurve të të tjerë të përfshirë në të njëjtën dosje.

Ata akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Gjatë zhvillimit të seancës paraprake, ata i mohuan akuzat dhe pretenduan se hetimi ndaj tyre është politik.

Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e “detyrimit për paraqitje”.

Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë