Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për biznesmenin Rezart Taçi, duke e dënuar me 11 vite burg.
Ai u gjet fajtor për veprën penale të pastrimit të parave për mafien italiane.
SPAK kërkoi 13 vite burgim për Rezart Taçit.
Taçi ndodhet ende në kërkim dhe procesi ndaj tij po zhvillohet në mungesë, pasi ndaj tij është caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në burg”.
Prokurori Klodian Braho kërkoi gjithashtu konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të rreth 18 milionë eurove të dyshuara si para të paligjshme.
SPAK kërkoi në 2023, shpalljen fajtor të dy njerëzve të afërt të biznesmenit të hidrokarbureve dhe dënimin e tyre me 16 vjet e 8 muaj burg në total për akuzat e pastrimit të 18 milionë eurove si të përfshirë në një grup kriminal.
Hetimi ndaj Taçit ishte pezulluar për një vit për shkak të mosgjetjes së tij, ndërsa mbrojtja ka kërkuar pushimin e çështjes, duke argumentuar se procedimi për bashkëpunëtorët e tij italianë, është veçuar dhe dërguar për gjykim në Itali.
Sipas dosjes së depozituar në Gjykatën e Tiranës, biznesmeni Taçi ka krijuar një skemë mashtrimi përmes TVSH-në.
Referuar hetimit të nisur në vitin 2018, përmes një shoqërie tregtare në maj-dhjetor 2013, Taçi kryente transaksione fiktive mes shoqërive tregtare të krijuara prej tij, duke përfituar padrejtësisht, pasi priste më shumë fatura shërbimi, se sasia e furnizuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje