Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares, Vlorë ku një qen i racës ‘pitbull’ sulmoi dhe kafshoi një fëmijë rreth 4 vjeç. Fëmija është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë plagë të rënda në kokë.
Në momentin e sulmit, vajza 4-vjeçare ndodhej nën kujdesin e gjyshërve.
“Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore. E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës”, tha gjyshja e vogëlushes.
Një nga punëtorët që ndodhej pranë ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën e vogël dhe ka rrëfyer momentet e ngjarjes, duke treguar se si e neutralizoi qenin.
“Vajza ishte me gjyshin dhe gjyshen. Erdhi qeni dhe e mbërtheu në kokë. E kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Fëmija ishte nja 4-vjeçe, erdhi ambulanca dhe e dërguan në spital”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje