Njerez

Arta Marku emërohet Drejtoresha e re e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Arta Marku është drejtoresha e re e Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Marku është gazetare dhe kritike letrare. Ajo e nisi karrierën në vitin 1993 si gazetare ku fokusi i saj ka qenë te libri dhe letërsia.

Ka drejtuar si kryeredaktore disa prej revistave kulturore në vend, ndërsa prej vitit 2014 ka sjellë emisionin “Bibliotekë” dhe “Palimpsest”.

E angazhuar vazhdimisht në promovimin e leximit, ajo ka zhvilluar takime me nxënës në gjimnazet e Tiranës, si dhe ka qenë pjesë e jurive në çmime dhe konkurse letrare.

Marku gjithashtu është dhe autore e përkthyese e disa veprave.

Ajo zëvendëson Esmeralda Bardhylin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë