Drejtësia

GJKKO refuzon garancinë pasurore dhe lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka refuzuar këtë të martë, më 7 prill, kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësim të masës së sigurisë, duke e lënë në “arres në burg”.

Beqaj kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, duke ofruar garanci pasurore deri në 2 milionë lekë.

Mes argumenteve, ai solli një fragment nga vendimet e Strasburgut për kohën e mbajtjes në paraburgim, që sipas avokatit të tij, nuk është proporcionale dhe ka kaluar çdo afat procedural.

Në fillim të muajit korrik të vitit 2024, ish-ministri Ilir Beqaj, u arrestua me dyshimet se ishte përfshirë në korrupsion dhe fshehje të pasurisë gjatë kohës kur drejtonte agjencinë SASPAC, e cila koordinon fondet e Bashkimit Europian në vendin tonë.

Tre llogari bankare, 3 makina dhe disa aksione të një kompanie private u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme atë vit në kuadër të hetimeve për ish-ministrin Beqaj dhe 5 të tjerët e përfshirë në të njëjtën dosje.

Nga ana tjetër Beqaj është i pandehur edhe për dosjen mbi koncensionin e “Sterilizimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë