Drejtësia

Deputetët e PD në GJKKO, si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

Gazeta Si – Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Elda Hoti, kanë mbërritur sot në Gjykatën e Posaçme të thirrur si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes në detyrë të Tropojës, Zyra Islamaj.

Islamaj, e cila ushtronte kompetencat e kryetares pas arrestimit të Rexhë Byberit, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “korrupsion pasiv”.

Kryetarja në detyrë e bashkisë, përmes një tenderi të hapur, ka ndërhyrë tek ndërtuesi Rrok Gega, në mënyrë që ky i fundit të ndërtonte një urë mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj.

SPAK thotë se Islamaj planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për të ndihmuar ndërtuesin.

Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë