Gazeta Si – Apeli ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila kishte kërkuar që kjo masë të mos ishte më në fuqi, pasi e ka humbur objektin e saj.
Balluku kishte ankimuar vendimin e datës 22 nëntor, me të cilin GJKKO caktoi ndaj saj dy masa sigurie: “pezullim nga ushtrimi i detyrës dhe funksionit” si dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, në kuadër të hetimeve për dyshime mbi shkelje të barazisë në tenderë.
Belinda Balluku akuzohet për veprën penale ‘shkelje e barazisë në tendera’ dhe është marrë e pandehur për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ndërsa po hetohet për 7 lotet e Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për 3 procedura të tjera tenderuese.
Parlamenti votoi më 12 mars kundër kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.
Me 82 vota kundër të maxhorancës socialiste dhe 47 pro të deputetëve të opozitës u rrëzua kërkesa për ndryshimin e masave të mëparshme, dhënë nga Gjykata e Posaçme, ajo e pezullimit nga funksionet qeveritare dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje