Drejtësia

Abuzim me tenderët, ish-deputeti Plarent Ndreca rikthehet në GJKKO si i pandehur

Gazeta Si – Ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur këtë të enjte, 2 prill, në ambientet e Gjykatës së Posaëme AntiKorrupsion, por këtë herë, jo si avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por në cilësinë e të pandehurit.

Ai akuzohet prej tetorit 2024 për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” gjatë kohës kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Sipas SPAK, në periudhën 2019-2020, ka dyshime se Ndreca ka përfituar nga tenderi i rikonstruksionit të katër komisariateve në vend.

Ai u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që pas auditimit të bërë, konstatoi fryrje të kostos reale të prokurimit publik, që përfshinte komisariatin e Mirditës, komisariatin, nr.4 të kryeqytetit, atë të Vlorës e Pogradecit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë