Nga Gazeta ‘Si’- Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj njoftoi se është miratuar një fond prej 100 milionë eurosh për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke synuar nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në treg.
Ibrahimaj tha se një nga vendimet synon të eleminojë dokumentet shkresore, duke kaluar drejt një administrate plotësisht të digjitalizuar.
“Në një kohë afatmesme, por të shkurtër do të eliminojmë të gjitha dokumentet shkresore. Akti i dytë që u miratua lidhet po ashtu me procesin e integrimit europian, ne përmbyllim të gjitha pikat e aktit 30.Ndërkohë, një tjetër akt i rëndësishëm lidhet me përmbylljen e pikave të aktit 30 në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, si dhe me vendosjen e mekanizmave për shqyrtimin e investimeve nga vendet jo-anëtare të BE-së, veçanërisht në sektorët e medias dhe mbrojtjes. Akti i tretë lidhet me mbështetjen për bizneset e vogla dhe mesme, ne miratuam një fond prej 100 milionë eurosh, i cili do të akordohet për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.”
Më tej, ministri Pushtetit Vendor, Ervin Demo, u shpreh se katër bashki të reja kanë miratuar zonat prioritare lidhur me Paketën e Maleve. Siç u shpreh ai, në territor ka kaluar numri i 500 aplikimeve, si pasojë e interesit të bashkive që shpallin zonat prioritare
“Vendimet e ditës së sotme: kemi pasur katër bashki të reja që sot kanë miratuar zonat prioritare, duke nisur me Bashkinë Sarandë, Kuçovë, Gramsh dhe Tropojë.
Ne vazhdojmë të ecim çdo javë me bashkitë që miratojnë zonat e tyre prioritare. Tashmë mund të themi se numri i aplikimeve në territor, edhe për vetë faktin që numri i bashkive po rritet javë pas jave, është edhe më i madh. Janë kaluar 500 aplikime. Edhe në javët në vijim kemi një sërë bashkish që janë në procese përfundimtare të miratimit të zonave prioritare“, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje