Gazeta Si – Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Redjan Rrajës, i gjetur fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit Arjan Ndoj dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumbu Muharremit.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn, nën akuzë për të njëjtën ngjarje.
Gjykata e Lartë u shpreh se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e 4 qershorit 2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vendimi u shpall nga kolegji penal i përbërë nga Sokol Binaj, Ilir Panda dhe Sandër Simoni. Dy të akuzuarit ishin ankuar në Gjykatën e Lartë, pasi i gjetën fajtorë edhe nga Shkalla e Dytë.
Gjykata ka bindjen se Redjan Rraja ka qenë personi që qëlloi me breshëri ndaj makinës së ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku, si dhe u plagos miku i ish-prokurorit, A;elsandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
SPAK ka pasur si provë gjurmët e ADN së Redjan Rrajës, të cilat u gjetën në disa sende të ndryshme në automjetin Mercedes-Benz ngjyrë gri që u gjet në fshatin Shkafan të Ishmit.
Profil gjenetik u përftua në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij dhe në rrobat, kapuç dhe një palë doreza që u gjetën në makinën tip “Benz”. Gjithashtu, policia sekuestroi 136 gëzhoja, dy automatikët dhe një pistoletë që u përdorën në ngjarje.
Prova të tjera kundër Redjan Rrajës ishin pamjet filmike kur ai largohej nga Ishmi në drejtim të makinës që drejtohej nga A.H.
Sipas Prokurorisë, pas zbërthimit të celularit të tij, është konstatuar se ai ka bërë 880 hapa derisa ka arritur tek vendi ku i mori A.H.
Po ashtu në celularin e tij janë gjetur edhe termat si “bidon”, “benzin”, “autostradë”, “benz”, “Arjani”, “Rrumi”, “vrasje”, “burg”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje