Gazeta Si – SPAK kërkon rikthimin në qeli të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, ndërsa ka nxjerrë edhe urdhrin e ndalimit, pasi duhet të shlyejë edhe 6 muaj e 10 ditë të dënimit, i akuzuar pët tjetërsimin e pronave në bregdetin e Livadhës, Himarë.
Nga ana tjetër, mbrojtja pretendon se e ka shlyer dënimin me gjithë periudhën e paraburgimit. Goro ka qëndruar për 17 muaj në burg, pasi u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg.
Ai u arrestua më 23 mars 2024 dhe u lirua në fund të gushtit 2025, teksa gjatë hetimit dhe gjykimit në Gjykatën e Posaçme kërkoi vazhdimisht pafajësinë.
Çështja hetimore ndaj tij, u ngrit pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili e akuzoi Goron se në vitin 2016 kishte tjetërsuar një sipërfaqe prej 4 mijë e 263 metra katrorë tokë, duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.
Më herët, Goro ishte gjetur fajtor edhe për një çështje tjetër me akuzën për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie.
Ish-kryebashkiakut i është hequr edhe e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
Gjykata shpalli fajtorë për shpërdorim detyre edhe dy ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho. Ata u akuzuan se kishin lejuar tjetërsimin e një sipërfaqeje toke dhe kalimin e saj nga pronë shtetërore në pronësi private.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje