Drejtësia

Abuzim me lejet e ndërtimit në Tiranë, pezullohet nga detyra kreu i IMT

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra kreun e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri.

Vendimi është dhënë pas kërkesës së bërë nga prokuroria e kryeqytetit, për dyshime për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” edhe për biznesmenin Pandeli Carapuli.

Mësohet se biznesmeni ka marrë leje për punimet për barrierën provizore tek mbikalimi i Saukut në Unzën e Re.

Ndërkohë vijojnë hetimet për një skemë abuzimi me lejet e ndërtimit në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë