Gazeta Si – Ajola Xoxa do të gjykohet nga GJKKO pa masë sigurie për akuzat që e përfshijnë me gjithë bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej 10 shkurtit 2025.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ka pranuar kërkesën e Xoxës për ndyshimin e masës së sigurisë, “detyrim paraqitje”.
Nga sot, bashkëshortja e kreut të Bashkisë Tiranë, do të jetë pa masën që është caktuar prej 12 shkurtit të 2025 si “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”, teksa masa fillestare ndaj saj që zgjati dy ditë deri në rivlerësim, ishte “arrest në shtëpi”.
Shkak në argumentat e Xoxës për kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë, është shtatzënia.
Kërkesa e saj pranua nga treshja gjykuese e përbërë nga Engjëllushe Tahiri kryesuese, Elsa Ulliri dhe Alma Kodraliu, anëtare të cilat janë gjyqtare themeli në procesin ndaj Erjon Veliajt dhe të pandehurve të tjerë të dosjes.
Xoxa akuzohet për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e të ardhurave” dhe “mos deklarim”. Erion Veliaj u vu në pranga më 10 shkurt të vitit 2025, i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Dosja “Veliaj”, tashmë ndodhet në gjykim në themel prej 9 shkurtit të këtij viti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje