Nga Gazeta ‘Si’– Mes luftës në Iran dhe konflikteve të tjera ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vazhduar të përditësojë këshillat e udhëtimit për qytetarët amerikanë.
Sipas DASH, këto këshilla udhëtimi janë hartuar për të ndihmuar amerikanët të planifikojnë udhëtimin e tyre me një pamje më të plotë të rreziqeve dhe sigurisë dhe për të mbrojtur veten jashtë vendit.
Çdo vend në botë ka një renditje brenda Departamentit të Shtetit, duke filluar nga Niveli 1 relativisht i mirë deri në Nivelin 4 të cilësuar si i rrezikshëm.
Shqipëria dhe Kosova renditen në Nivelin 2, ashtu si vitin e kaluar, ku amerikanët këshillohen të ushtrojnë kujdes të shtuar. Në nivelin 2 vendi konsiderohet relativisht i sigurt për udhëtim. Por ka disa faktorë që kërkojnë më shumë vëmendje (p.sh. krimi, situata lokale, zona specifike)
Edhe Serbia po ashtu renditet në nivelin 2, ndërsa dy fqinjët e tjerë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi renditen në nivelin 1, niveli më i ulët i alarmeve të udhëtimit.
Në nivelin 4 përfshihen vende të si Irani, Koreja e Veriut, Iraku, Libani, Rusia, Bjellorusia, Afganistani. Në nivelin e 3 janë vende si Izraeli, Bahreini, Qiproja, Kuvajti, Omani, Arabia Saudite, Katari.
Pr Iranin agjencia thekson rrezikun e lartë të “terrorizmit, trazirave, rrëmbimeve, arrestimeve arbitrare të qytetarëve amerikanë dhe ndalimit të padrejtë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje