Drejtësia

Mashtruan një grua për 2.2 mln euro, 6 persona në akuzë për mashtrim dhe pastrim parash

Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 6 persona dhe 5 shoqëri tregtare, të akuzuar për disa vepra penale, përfshirë mashtrimin, pastrimin e produkteve të veprës penale, fshehjen e të ardhurave dhe mospagimin e taksave.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se hetimet nisën pas kallëzimit të një gruaje, e cila kishte dhënë një hua prej 2.2 milionë eurosh për investim në biznes, por sipas organit të akuzës, shuma nuk u kthye dhe u përdor në mënyrë të kundërligjshme.

Në qendër të skemës dyshohet të jetë A.M., i cili, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe përmes disa kompanive, ka mashtruar duke shfrytëzuar besimin dhe marrëdhënien miqësore me kallëzuesen.

Sipas Prokurorisë, nga analiza e transaksioneve financiare, del se kompanitë e përfshira kishin mundësi për të shlyer detyrimin, por nuk e kanë bërë, ndërsa janë evidentuar edhe lëvizje të dyshimta parash, përfshirë transferta të pajustifikuara dhe qarkullim të shumave në cash për të fshehur origjinën e tyre.

Po ashtu, ekspertiza kontabël ka zbuluar se disa prej shoqërive nuk kanë deklaruar të ardhurat reale dhe kanë shmangur detyrimet tatimore, duke konsumuar edhe veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe evazionit fiskal.

Sipas organit të akuzës, të pandehurit kanë vepruar në bashkëpunim dhe me dijeni të plotë për natyrën e paligjshme të veprimeve, ndërsa çështja tashmë i kalon për shqyrtim gjykatës.

1. A.M., ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

2. B.K., ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

3. B. K., ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

4. M.G.,  ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje e të ardhurave”;

5. M.Z. ka konsumuar veprat penle “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mopagimi i taksave dhe tatimeve”;

6. S.G., ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

7. “M” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”’;

8. “O” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

9. “T” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

10. “T” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”; dhe

11. “T” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë