Gazeta Si – Deputeti socialist, Erion Braçe, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për një çështje gjyqësore ku ka paditur për shpifje një person.
Ende nuk dihen detaje të mëtejshme mbi natyrën konkrete të çështjes. Braçe u fut në godinën e gjykatës ndërsa u përball me interesin e gazetarëve dhe operatorëve të pranishëm.
Gjatë një momenti ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse “do të paraqitej në SPAK apo në GJKKO”, duke thënë shkurt: “S’ka shanse”.
Sa i përket seancës ajo u shty për shkak të mungesës së të paditurit, A.Ç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje