Drejtësia

4 mijë rrënjët me kanabis, Policia: Magazina nuk është pronë e drejtorit të Burgut, por e të vëllait

Prona ku u gjetën 1100 vazo kanabisi një ditë më parë në fshatin Kurtaj të njësisë administrative Gjocaj të Peqinit, është e vëllait të drejtorit të burgut të Peqinit Bilal Hasa.

Në një njoftim zyrtar, policia ka sqaruar më tej për  operacionin që çoi në vetëdorëzimin e drejtorit të dhe më pas në lënien e tij të lirë.

“Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ambientet ku u konstatua veprimtaria kriminale janë në pronësi dhe në administrim të vëllait të tij R. H.

Në vijim, B. H., është lënë i lirë, pasi nuk rezulton i implikuar në këtë veprimtari kriminale.”, sqaron Policia.

Mes të tjerash, uniformat blu në ambientin nëntokësor të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë konstatuar 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë e fidanë të dyshuar kanabis, si dhe pajisje të shumta elektrike që shërbenin për këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje dhe materiale të përdorura, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies.

Ndërkohë po ashtu është vënë në pranga një person për “Shpërdorim detyre” dhe u shpallën në kërkim 2 autorë të dyshuar (të afërm me njëri-tjetrin), si dhe 2 punonjës të OSHEE-së për “Shpërdorim detyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë