Nga Gazeta Si- Korrupsioni i lartë dhe mungesa e mbështetjes sociale rëndojnë ndjeshëm mbi mirëqenien e shqiptarëve, si dy nga faktorët faktorët kryesorë që e rendisin vendin si më i palumturin në Europë, përjashtuar Turqinë.
Sipas raportit të publikuar nga Kombet e Bashkuara, Shqipëria penalizohet ndjeshëm në perceptimin e korrupsionit, ku renditet në vendin e 98-të në botë, si dhe në treguesin e mbështetjes sociale dhe ndjenjës pozitive, ku gjithashtu ka pozicione të dobëta.
Në tërësi, Shqipëria renditet në vendin e 86 në Indeksin e Lumturisë për vitin 2025, me një përmirësim të lehtë nga pozicioni i 89 që ka qenë një vit më parë por përsëri, mbetemi më të palumtur se fqinjët dhe pa emocione pozitive.

Shteti më i lumtur në rajon është Kosova, e 16-a në botë, nga vendi i 29, që ishte vitin e mëparshëm. Pas Kosovës vijon Serbia, që renditet në vendin e 30, Italia në vendin e 38, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 47, Mali i Zi në vendin e 60, Maqedonia e Veriut, në vendin e 82.
Finlanda u emërua vendi më i lumtur në botë për herë të 9-të radhazi, me Islandën, në vendin e dytë, dhe Danimarkën në vendin e tretë në renditje.
Kosta Rika pati një paraqitje të mirë, duke u renditur në vendin e 4-të- renditja më e lartë ndonjëherë për një vend nga Amerika Latine- por më pas kthehemi te vendet nordike, me Suedinë dhe Norvegjinë që kapën vendet e 5-të dhe të 6-të, përkatësisht.
Tre vende të tjera në Europë shfaqen në 10 vendet e para: Holanda në vendin e 7-të, Luksemburgu në vendin e 9-të dhe Zvicra në vendin e 10-të.
Izraeli, i vetmi vend në Lindjen e Mesme në 20 vendet e para, zuri vendin e 8-të.
SHBA-të janë në vendin e 23-të këtë vit, ndërsa Kanadaja zuri vendin e 25-të.
Kriza e të rinjve
Studiuesit e raportit kanë filluar t’i kushtojnë vëmendje asaj që e konsiderojnë krizë në lumturinë e të rinjve, e përmendur për herë të parë në renditjen e vitit 2024.
Në edicionin e fundit, anketa zbuloi se vlerësimet e jetës midis të anketuarve nën moshën 25 vjeç në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re kanë rënë me pothuajse një pikë të plotë në shkallën nga 0 deri në 10 gjatë dekadës së fundit, një rënie dramatike veçanërisht pasi kënaqësia mesatare për të rinjtë në pjesën tjetër të botës është rritur, sipas të dhënave të Gallup Ëorld Poll.
Por, thuhet në raport, “emocionet negative po bëhen më të zakonshme në të gjitha rajonet globale.”
10 vendet më të lumtura në botë në vitin 2026
| Finlanda |
| Islanda |
| Danimarka |
| Kosta Rika |
| Suedia |
| Norvegjia |
| Holanda |
| Izraeli |
| Luksemburgu |
| Zvicra |
Afganistani mbeti vendi më i palumtur në botë, në vendin e 147-të, sipas renditjes. Vendet e tjera në fund të listës janë Botsvana (Nr. 143), Zimbabve (Nr. 144), Malavi (Nr. 145) dhe Sierra Leone (Nr. 146)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje