Prokuroria e Fierit ka sekuestruar dy pasuri në pronësi të E.Sh., i cili është nën hetim për veprat penale mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.
Bëhet fjalë për një njësi me sipërfaqe 230 m² dhe një apartament me sipërfaqe 100 m², të cilat ndodhen në qytetin e Fierit.
Sipas Prokurorisë, E.Sh. dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprimtari të kundërligjshme përmes një Call Center-i që ushtronte në Fier.
Hetimet kanë dokumentuar depozitimin e shumave të konsiderueshme monetare cash në llogari bankare, të cilat nuk justifikonin burimin e ligjshëm të parave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje