Katër persona janë ndaluar nga Policia e Sarandës dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim pas një sherri mbrëmjen e 12 marsit, ku është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga hetimet dyshohet se më datë 12 mars, rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, J. L. dhe një i mitur, për motive të dobëta dhe pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e tyre.
Me datë 13, rreth orëve të mbrëmjes, u arrestuan A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z., të moshës 18 vjeç, banues në Sarandë, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, disa aparate celularë, si dhe një automjet.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim J. L., 19 vjeç, dhe një i mitur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje