Gazeta Si – Gjykata e Fierit ka dënuar me nga 20 vjet burg dy autorët që tentuan të vrisnin për hakmarrje Agron Hoxhën, ngjarje e ndodhur ne 30 dhjetor 2019.
Me kërkesë të Prokurorisë Fier, gjykata shpalli fajtorë për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Hetimet provuan se në dhjetor të vitit 2019 në fshatin Dukas-Breg të Patosit, V.D., (alias L), bashkëpunoi me A.G., për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllait të tij. Asokohe, Hoxha sapo kishte dalë nga burgu.
Ata qëlluan në drejtim të Hoxhës, por i shkaktuan vetëm plagosje në krahun e majtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje