Drejtësia

Apeli i GjKKO-së rrëzon Ballukun, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

Gazeta Si – Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për pezullimin nga detyra të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Avokati i Ballukut ka kërkuar pushim të çështjes, me pretendimin se objekti ka rënë. Përfaqësuesit e SPAK kanë pranuar faktin se Balluku nuk është më në detyrë, por kanë kërkuar formalisht lënin në fuqi të masës “detyrim për paraqitje”.  Ndërkohë, Balluku nuk e kishte ankimuar masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.

Gjykata Kushtetuese u shpreh në 6 shkurt, për kërkesën e paraqitur nga qeveria lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila në muajin nëntor 2025 vendosi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

GJK vendosi që të rrëzojë padinë e qeverisë, pasi gjyqtarët votuan 4 pro dhe 4 kundër, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm.

Kështu, u rikthye masa e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun, e cila ishte hequr më 12 dhjetor 2025, po me verdikt të kësaj gjykate.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë