Lajme

Fier, 30-vjeçari plagoset me armë në festën e ndërrimit të viteve

Festimi i ndërrimit të viteve është shënuar me incidente. Policia bën të ditur se një 30-vjeçar nga Fieri mësohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.
Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal ku po festohej Viti i Ri. I plagosuri është shtetasi me Julian Serdani, i cili ka shkuar në spitalin e Fierit rreth orës 5 të mëngjesit.
Për shkak se i riu është paraqitur në gjendje të dehur në spital nuk ka treguar asgjë rreth asaj që ka ndodhur.
Burimet e para kanë bërë me dije se plagosja mund të ketë ndodhur pas një feste në një nga lokalet në qendër të qytetit, pranë të cilit ka ndodhur dhe ngjarja. Mësohet se i riu mund të jetë plagosur me armë zjarri pas një grindjeje, por pritet që ngjarja të zbardhet nga ana e policisë së Fierit.
“Në datën 01.01.2019, rreth orës 05:40, në një lokal në lagjen “15 Tetori” Fier, ka ndodhur një konflikt ku dyshohet se me armë zjarri ka ngelur i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi J.S, 30 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin paraprak për drejtorisë së Policisë Fier.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë