Drejtësia

Tjetërsuan tokën në Mëzez, në pranga dy persona. Pezullohen 3 zyrtarë të Kadastrës

Gazeta Si – Një operacion i koduar “Kontrata” ka çuar në goditjen e një skeme tjetërsimi pronash në Tiranë, ku janë ekzekutuar masa sigurie për pesë persona të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Hetimet zbuluan se një sipërfaqe toke prej 2350 metrash katrorë në fshatin Mëzez ishte përfituar në mënyrë të paligjshme përmes manipulimit të dokumentacionit zyrtar.

Për këtë arsye, me vendim të Gjykatës së Tiranës, janë arrestuar 45-vjeçari, D.B., dhe I.Ç., të cilët dyshohet se kanë kaluar pronën e një personi tjetër në emrin e tyre.

Në këtë skemë abuzive rezultojnë të përfshirë edhe tre punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, konkretisht B.S., F.Z. dhe Th.L., ndaj të cilëve është caktuar masa e pezullimit nga detyra publike.

Ata dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën duke bashkëpunuar në tjetërsimin e pasurisë përmes veprimeve të paligjshme procedurale.

Paralelisht me masat e arrestit, gjykata ka vendosur sekuestro preventive mbi sipërfaqen e tokës në Mëzez, duke bllokuar çdo transaksion të mëtejshëm mbi këtë pronë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë