Lajme

Fier, makina aksidenton për vdekje 58-vjeçarin

Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier mesditën e sotme

Aksidenti ka ndodhur në Roskovec, ku një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet.

Viktima, i cili po kalonte rrugën, në aksin Kuman-Roskovec është përplasur nga një automjet në lëvizje.

Si pasojë ka gjetur vdekjen Baki Shahu, rreth 58-vjeç. Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e makinës, shtetasi B.D., 43 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë së Roskovecit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë