Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e 2 milionë euro pasuri për Jusel Micin dhe Mendim Domin, dy të dënuar për mashtrim me “Call Center”-at, duke u zhvatur miliona euro shtetasve evropianë.
Sipas SPAK, pasuritë që këta persona kanë, nuk justifikohen me burime të ligjshme, ndërsa ata akuzohen për veprat penale “mashtrim kompjuterik”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “pastrim parash” dhe “fshehje të ardhurash”.
GJKKO i dënoi me 3 vite burgim, por Apeli i Posaçëm e rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer dhe njëherë çështjen për gjykim.
Domi, i cili ra në pranga në nëntor 2023, dyshohet se në bashkëpunim edhe me Jusel Mici dhe të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal, kanë arritur të përvetësojnë nëpërmjet mashtrimit 15 milionë euro.
Të mashtruar rezultojnë të jenë kryesisht shtetas italianë, por gjatë kohëve të fundit aktivitetet e tyre të “Call Center”-ave kishin zgjeruar veprimtarinë e tyre edhe në Gjermani dhe Spanjë.
Nëpërmjet telefonit, ata bindnin qytetarët europianë të investonin në bursa inekzistente, me premtimin se do të merrnin norma të larta fitimi.
Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:
Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;
Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;
Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;
Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;
Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;
Automjete të markave BMW dhe Audi;
Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;
Llogari bankare në Union Bank me balanca në euro dhe lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje